Edhe Gjermania ka përgjuar aleatët e saj

Autori:Gazeta Fjala

E përditshmja gjermane “Der Spiegel” në numrin e sotëm ka botuar një artikull ku shkruan se Shërbimi Inteligjent Federal i Gjermanisë (BND) në mënyrë sistematike ka përgjuar vendet aleate në botë, dhe se në shumicën e vendeve BND-ja e ka bërë këtë pa u konsultuar me Agjencinë Amerikane për Siguri (NSA).

BND-ja ishte në qendër të kritikave edhe më parë kur akuzohej se e ka ndihmuar NSA-në për të spiunuar institucionet evropiane, e po ashtu edhe qeverinë dhe bizneset gjermane, transmeton Ksp.

Por Spiegel ka gjetur se ndërmarrësia përgjuese e BND-së ka qenë e një aktiviteti edhe më të gjerë se që ishte raportuar më parë përfshi Departamentin e Brendshëm të SHBA-ve, ministrat e brendshëm të BE-së nga Polonia, Austria, Danimarka dhe Kroacia, madje edhe Vatikanin.

Po ashtu, BND-ja gjermane thuhet të ketë përgjuar edhe linjat e komunikimit në Bruksel dhe Nju Jork që i përkasin SHBA-së.

Në listën e gjatë që ka përgjuar BND-ja, sipas “Der Spiegel”, hyjnë edhe organizatat botërore si “Care International”, “Oxfam”, si dhe Këshilli Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gjenevë, ndërkaq brenda vendit BND-ja është përkujdesur që të spiunojë konsullatat, ambasada t dhe institucionet tjera përfaqësuese.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-gjermania-ka-pergjuar-aleatet-e-saj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala