Edhe Gjakova jep 20 motokultivatorë për fermerë

Komuna e Gjakovës, në kuadër të skemës së subvenncioneve të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë 20 motokulitvatorë për fermerë.
Bekim Ermeni, drejtor i këtij drejtorati, ka thënë se projekti kap shifrën 7,900 euro, 80 për qind e të cilës është ndarë nga vet komuna, ndërsa pjesa tjetër nga fermerët.
Ai më tutje ka theksuar rolin e këtyre pajisjeve në punën e bujqve pasi mund të përdoren për një varg operacionesh.