Edhe Gjakova i nxjerrë orët në shtylla elektrike

Autori:Zekirja Shabani

Gjakovarët do ti nxjerrin orëmatësit e energjisë elektrike në shtylla. Kështu kanë vendosur asamblistët  e kësaj komune në mbledhen e fundit.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se me 16 vota pro dhe 15 kundër ky vendim i më hershëm është shfuqizuar vendimi i mëparshëm që ndalonte vendosjen e orëmatësve në shtylla elektrike.

“Tanimë, KEDS-i, realizon kërkesën dhe e fiton të drejtën që të zhvillon projektin e nisur kohë më parë, që njësorët matës të rrymës eklektikë të familjeve, ti vendos në shtyllat elektrike në tërë territorin e Komunës së Gjakovës si dhe të vazhdojë investimet në territorin e Komunës sipas planit të prezantuar më herët”, shkruan Kusari-Lila.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-gjakova-i-nxjerre-oret-ne-shtylla-elektrike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala