Edhe Ferizaj bëhet me universitet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 51 vota për ratifikimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit që të themelohet Universiteti i Shkencave Aplikative në Ferizaj.
Ky propozim ka ardhur sot në seancë nga Komisioni Parlamentar për Arsim i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët ferizajas duke thënë se edhe Ferizaj ka nevojë për lajme të mira.