Edhe Ernest Luma braktisë AAK-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Ernest Luma përfundimisht është larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Largimin e tij e ka bërë përmes një letër dorëheqje, me të cilën e ka njoftuar Kryetarin e AAK’së.

Luma, ka mbajtur pozita të rëndësishme në AAK. Ka qenë Zëdhënës i kësaj partie deri në zgjedhjet e fundit.

Në letrën e dorëheqjes, Luma u ka dëshiruar suksese kolegeve partiak.

AAK, është në mandatin e tretë si parti opozitare. Ka humbur pushtetin në shumicën e komunave të Kosovë derisa nën udhëheqje ka vetëm Junikun, Deçanin e Obiliqin. Ka vetëm 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Më herët nga AAK është larguar edhe njëri prej udhëheqësve të kësaj partie, Blerim Shala.

Reagimi i Ernest Lumes ne Facebook

Të nderuar miq,
Urimi im për pelegrinët e Haxhit nuk kishte asnjë qëllim të keq.
Rrjedhat tjera, sot, ishin rezultat i keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve që jo rrallë ndodhin në medien tonë (portaleve dhe rrjeteve sociale).
Partia ime, Aleanca, si subjekt politik, sigurisht se me të drejtë është distancuar nga, siç është thënë, gjuha ime sarkastike, e përdorur në këtë rast.
Kjo nuk do të thotë aspak se Aleanca nuk është demokratike.
Aleanca, në strukturat drejtuese të së cilës i kam investuar 13 vjet, ka demokraci të brendshme, te ndërtuar me vite.
Megjithatë, për hirë të opinionit publik dhe përgjegjesisë që ndjej ndaj subjektit politik që i takoj, kolegëve dhe kryetarit, unë kam paraqitur dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Por, në të njëjtën kohë, nuk tërheqi asgjë nga urimi im për haxhinjtë e sivjetmë. Qëllimi ka qenë i mirë dhe sllogani është ai që ka qenë gjithmonë lajtmotiv qendror i përcjelljes për në Haxh.
Në fund, për demokracinë në vendin tonë është shumë e domosdoshme dhe imediate që një herë e përgjithmonë ta bëjmë dallimin qenësor midis elektoratit dhe xhematit. Unë i respektoj si gjithmonë, edhe njërin, e edhe tjetrin, por secili duhet të jetë në vendin e tij.
Edhe një herë, suksese Aleancës!
Urime haxhinjve!
Sa më shumë respekt e sa më shumë mirëkuptim në të ardhmen!

12002639_969033889806877_2551274733282810284_o

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-ernest-luma-braktise-aak-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala