Edhe ekzagjerimi me higjienën është i dëmshëm

Të qenët maniake pas higjienës dhe pastërtisë, për vete, por edhe për fëmijët tuaj, nuk është gjithnjë një gjë e mire. Ndoshta keni dëshirë të përfshiheni tek nënat “higjeniste”, por rrezikoni të mos i bëni mirë fëmijëve tuaj.
Sipas profesorit italian Alberto Villani, përgjegjës i departamentit te sëmundjeve infektive në spitalin Bambin Gesu në Romë, i gjithë ambienti ku jetojmë ne te vërtetë nuk është steril. Si pasojë është e pakuptimte të kërkojmë, që vete të jemi të tillë. Me pas ai u jep një këshillë edhe vete pediatreve, të cilët i këshillon, që nuk duhet të stresojnë nënat e reja me maninë e higjienës se tepruar.
Mania, apo me keq akoma, obsesioni për pastërtinë ekstreme, thotë një tjetër profesor, Claudio Mencacci nga spitali Fatebenefratelli në Milano, mund të shndërrohet në një fobi qe e vështirëson edhe me shume marrëdhënien e fëmijëve me realitetin. Nëse nëna e ushqen fëmijën me friken e të ndoturit, ai fëmijë do të ketë me pak dëshirë për të njohur dhe eksploruar realitetin.
Pa u bere maniak te pastërtisë dhe higjienës, këshillohet një larje e mire e duarve ne radhe te pare pasi përmes tyre mund te marrim mikrobet, nga mjedisi, ushqimet, njerëzit e tjerë dhe për këtë do të mjaftonte që ato të laheshin:
1. Përpara se te hamë
2. Përpara dhe pas përgatitjes se ushqimit
3. Pas përdorimit te banjës dhe procedimit me panolinat e fëmijëve
4. Pas pastrimit të mjediseve që shërbejnë për depozitimin e mbeturinave si banja apo kuzhina
5. Pasi keni prekur me dorë kafshët, qofshin këto edhe të shtëpisë.