Edhe dy muaj paraburgim për Oliver Ivanoviqin

Autori:Zekirja Shabani

Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviqit, i akuzuar për vrasjet e ndodhura në veri të Mitrovicës gjatë vitit 2000.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014 me akuzën se më 14 prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 ka kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë.

Në këtë rast akuzohen edhe Dragoljub Delibashiq, Ilija dhe i Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Llazoviq.

Ndryshe sot ka dëshmuar dëshmitarja e radhës Rrezarta Ajeti e cila në shkurt të vitit 2000 ka mbetur pa njërën këmbë.

Gjithashtu në atë ngjarje i është vrarë vëllai I tij Nderim Ajeti dhe janë plagosur shumë civilë tjerë.

Gjykimi ndaj Ivanoviqit do të vazhdojë të hënën ku do të dëshmojë Sabile Ajeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-dy-muaj-paraburgim-per-oliver-ivanoviqin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala