Edhe BBC shkruan për vezët e Kuvendit (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Demonstrimi i partive opozitare gjatë seancës së Kuvend të Kosovës, duke hedhur ve në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa është bërë lajm ndërkombëtar.

Këtë ngjarje e ka publikuar edhe mediumi prestigjioz britanik, BBC së bashku me videon ku paraqiten skenat e hedhjes së vezëve.

Në shkrimin e BBC-së thuhet se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është detyruar të largohet nga salla e Kuvend pasi partitë e gjuajtën atë me ve, transmeton lajmi.net.

Më tutje sqarohet se gjatë kësaj seance ishte planifikuar që kryeministri Mustafa të raportojë për marrëveshjet e arritur me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Ndërsa shkruan se partitë opozitare mendojnë se ky dialog është në dëm të Kosovës./lajmi.net/

Shkrimi dhe video nga BBC

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-bbc-shkruan-per-vezet-e-kuvendit-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala