Edhe Albin Kurti veteran i luftës

Statusi i veteranit iu ka njohur edhe ish liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Kurti është renditur në mesin e 177 veteranëve tjerë që janë publikuar në kuadër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së nga njësitë vartëse të tij.
Kurti gjatë luftës për një kohë ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së në Prishtinë, Adem Demaçit.
Në prill ai u arrestua nga policia serbe ku në Nish u dënua me 25 vjet burg.
Kurti është liruar nga burgu pas luftës.
Bashkë me Kurtin në listë të veteranëve është edhe kolegu i tij nga VV Liburn Aliu.
Edhe Aliu ka qenë i dënuar me shumë vjet burg nga regjimi serb.