Edhe 84 kandidatë me Certifikatën e Provimit të Jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave ka thënë se është rritur kërkesa për drejtësi në vend duke thënë se kandidatët e rinj do të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë.
Certifikatën e Provimit të Jurisprudencës morën edhe 84 kandidatë.
Kryetari i Komisionit për Dhënien e Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, deklaroi se sistemi i drejtësisë do ta ketë në dispozicion edhe një kontingjent të ri për rritjen e kapaciteteve neper institucionet e drejtësisë.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci tha se kandidatët do të merren seriozisht nga institucioni që ai drejton.