Edhe 6 të bashkakuzuarit me djalin e Isa Mustafës lirohen nga akuzat

Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se janë liruar nga akuza gjashtë të pandehur për mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe marrje-dhënie ryshfeti.
Ata ishin akuzuar bashkë me djalin e kryeministrit Isa Mustafa. Besnik Mustafa javën e kaluar ishte liruar nga akuzat.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se është konstatuar se veprimet e të pandehurve nuk përbëjnë vepër penale mashtrimi dhe se ndaj tyre është pushuar procedura penale.
“Sa i përket veprës penale falsifikimi i dokumentit zyrtar si dhe veprës penale dhënia e ryshfetit, kryetari i trupit gjykues ka refuzuar akuzën për shkak të parashkrimit absolut, andaj edhe është pushuar procedura penale ndaj tënjëjtëve”, shkruan në komunikat. / Gazeta Fjala/