Edhe 29 ushtarë mashtrues të Llapit (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Listës së ushtarëve të rrejshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, i janë shtuar edhe 29 emra të rinjë.

Gazeta Fjala” dhe  portali “ Infokusi”, kanë raportuar më parë për 92 persona që asnjëherë nuk ishin në luftë e tani kanë fituar statusin e veteranit e invalidit. Këto lista janë përgatitur nga një grup ish- ushtarësh të kësaj zone, të cilët i kanë hyrë verifikimit të listave të publikuara tashmë.

Ky grup ushtarësh ditë më parë ka publikuar edhe emrat e 32 ushtarëve tjerë mashtrues.

Tani në këtë zonë dalin se 153 persona në Zonën Operative të Llapit, të cilëve komisioni qeveritar për verifikimin e veteranëve ua ka njohur statusin si veteran, invalid ose pjesëmarrës në luftë, e që asnjëherëë nuk kanë prekur armë me dorë.

Për shumicën e tyre, ushtarët e pakënaqur posedojnë fakte se nuk kanë qenë madje  as në Kosovë në kohën kur ka ekzistuar UÇK-ja. / Gazeta Fjala dhe portali “ Infokusi”

uck 3 uck 2 uck 1

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-29-ushtare-mashtrues-te-llapit-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala