Edhe 20 mijë numra për bashkatdhetarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Me qëllim të sensibilizimit sa më të madh për nevojën dhe rëndësinë e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, “Vala” ka vazhduar edhe për një kohë bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës, duke siguruar edhe 20.000 numra shtesë, që do të shpërndahen falas për bashkatdhetarët tanë.

Me këtë rast, për ta zyrtarizuar këtë bashkëpunim, në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në një takim drejtorin e “Valës”, Agron Mustafa.

“Sot po e konfirmojnë një bashkëpunim të suksesshëm me ‘Valën’ , e cila  ka shprehur gatishmërinë që të japë për bashkatdhetarët tanë edhe me 20 mijë numra falas,  në funksion të një procesi shumë të rëndësishëm për diasporën. Këta numra janë ofruar për të gjithë ata bashkatdhetarë që do të regjistrohen në pikat e regjistrimit të Ministrisë së Diasporës në tërë Kosovën”, tha ministri Murati.

Në anën tjetër, drejtori i “Valës”, Agron Mustafa, theksoi se para më shumë se një muaji, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Ministrinë e Diasporës, “Vala” i është bashkuar fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, duke lëshuar në qarkullim 50 mijë numra për bashkatdhetarët.

“Kemi pasur kërkesa të shumta nga bashkatdhetarët për rritjen e numrit të simkartelave, prandaj në bashkëpunim me ministrin Murati kemi marrë vendim që “Vala” t’i japë edhe 20 mijë numra, që ta ndihmojë procesin e regjistrit. Është e rëndësishme se këta numra do të kenë kohëzgjatje 1 vit”, tha ndër të tjera drejtori Mustafa.

Ky bashkëpunim bëhet në kuadër të fushatës për sensibilizimin e diasporës për rëndësinë e procesit të regjistrimit, një proces ky i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit do të grumbullohet të dhëna për shtrirjen e diasporës, numrin dhe profilet e saj, në mënyrë që të krijohen politika të reja për të.

Në fund të takimit, ministri Muratie falënderoi drejtorin e “Vala”, Agron Mustafa” për ndihmën e dhënë në krijimin e një ambientitë mirë e mikpritës për bashkatdhetarët, që edhe ata të ndihen se janë pjesë e atdheut.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-20-mije-numra-per-bashkatdhetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala