Edhe 11.8 milion euro zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID në Kosovë do të vazhdojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë edhe në të ardhmen në projekte të reja. Një ndër to është projekti AGRO, i cili pritet të lansohet këto ditë, dhe vlera e përgjithshme e tij është 11.8 milionë dollarë. Për të diskutuar për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit, Ministri Memli Krasniqi ka takuar të martën drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope.

Ministri Krasniqi e ka njoftuar atë me programin e ministrisë për zhvillim rural, sipas të cilit në vazhdimësi ka sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar rritje ekonomike në vend, vende të reja pune dhe rritje të prodhimit vendor.

Krasniqi ka bërë me dije se rritja e prodhimit, përmes shtimit të sipërfaqeve të punuara të tokës, rritjes së cilësisë si dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit në implementimin e programeve janë nder prioritetet kryesore në mandatin e tij.

“Është lajm shumë i mirë që USAID do të vazhdojë të ndihmojë bujqësinë, përmes projektit të ri, AGRO, i cili po ashtu do të fokusohet në dhënien e granteve për fermerët, asistencë teknike dhe në zhvillimin e teknologjisë të nevojshme për sektorin e bujqësisë”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, drejtori i USAID, James Hope tha se mbështetja e USAID do të vazhdojë dhe projekti i ri AGRO do të jetë në përputhje me programin e ministrisë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-11-8-milion-euro-zhvillimin-e-bujqesise-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala