Easy Jet, tri herë në javë me fluturime Prishtinë-Berlin

Autori:Gazeta Fjala

Easy Jet sjell tri fluturime shtesë duke shtuar flurutimet nga Kosova me kryeqytetin gjerman Berlinin.

Duke trefishuar numrin e destinacioneve të saja nga dhe në drejtim të Prishtinës, kompania ajrore Easy Jet bëhet një tregues se Kosova është duke shkuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm në fushën e aviacionit.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP-së ‚Adem Jashari‘ LKIA , Haldun Firat Kökturk tha:
“Ne vazhdimisht jemi duke punuar në sjelljen e kompanive të reja si dhe në shtimin e linjave të reja duke ofruar programe stimuluese për të gjitha shërbimet që sjell ANP’Adem Jashari“.

Fluturimet Berlin-Prishtine-Berlin janë të planifikuara për tu realizuar gjatë ditës së hënë, enjëte dhe të dielave.

Fluturimet do të fillojnë të realizohen me fillimin e sezonit veror nga muaji Mars 2016 por biletat janë në shitje qysh tani dhe udhëtarët mund të blejnë një biletë një drejtimshe në më pak se 40 euro, transmeton Express.

Udhëtarët për blerjen e biletave mund të klikojnë në linkun e poshtëshënuar ku Easy Jet promovon edhe turizmin kosovar njëkohësisht.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/easy-jet-tri-here-ne-jave-me-fluturime-prishtine-berlin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala