E vërteta që fshihet pas facoletave të lagëta

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke premtuar se na ndihmojnë për të pastruar pa pasur nevojë që të përdorim ujë, nuk është çudi që një  paketë e tillë e faculetave antibakteriale është bërë pothuajse gjëja e dytë më e përdorshme në botë.

Sidoqoftë, hulumtues në Universitetin e Cardiff-it thonë se këto faculeta mund të jenë shumë të dobishme, ato gjithashtu nuk po e bëjnë atë që duhet ta bëjnë.

Pasi i testuan një shumëllojshmëri faculetash të tilla në spitale, ata gjetën se largimi i baktereve nga sipërfaqet nuk ishte i madh, dhe në disa raste këto faculeta madje përhapin bakteret.

“Ky është një studim i thjeshtë i cili ka nevojë të përsëritet në një shkallë më të gjerë për të siguruar përfundime më të besueshme, “tha mjeku kryesor Dr. Michael Spira.

Faculetat e lagëta kanë pasur edhe pjesën e tyre të errët të historisë, gjithashtu. Që nga qershori, një foshnje 6-muajshe pësoi një djegie kimike nga faculetat e falsifikuara për fëmijë, një grua tjetër kishte raportuar se kishte gjetur një mi të ngordhur në një paketë të tillë në Norwich, në Kaliforni, disa nga këto faculeta u gjetën se kishin copa qelqi në to.

Shumica e këtyre faculetave mund të shkaktojnë probleme serioze të kanalizimit nëse hidhen në WC, duke formuar bllokadë poshtë  në sistemin e kanalizimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/e-verteta-qe-fshihet-pas-facoletave-te-lageta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala