E vërteta për foton e ‘viktimave’ të tërmetit në Nepal (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Fotografia e motrës dhe e vëllait është ndër më të postuarat pas tërmetit në Nepal, ku humbën jetën të pakët 7000 persona.

Fotografia rrëqethëse tregon dy fëmijë të vegjël të cilët përqafojnë njëri-tjetrin, vajza e vogël shtrëngon vëllanë e saj për të kërkuar mbrojtje dhe sytë e frikësuar të djalit të vogël.

Në më pak se një javë, foto u publikua në të gjitha rrjetet sociale duke u cilësuar me titullin “2-vjeçarja mbrohet nga vëllai 4-vjeçar në Nepal”. Veç kësaj, pati përpjekje për të kërkuar vëllanë dhe motrën në mesin e viktimave të tërmetit, ku madje u bë thirrje edhe për donacione.

Por në të vërtetë, fotografia është realizuar gati një dekadë më parë në veri të Vietnamit. Autori i saj i vërtetë është fotografi vietnamez, Na Son Nguyen

Ai tha për BBC: “E realizova këtë foto në tetor të 2007-s në Can Ty, një fshat i largët në provincën Ha Giang. Unë po kaloja përmes fshatit, por u ndalua nga skena e dy fëmijëve të cilët luanin para shtëpisë së tyre, ndërkohë që prindërit e tyre ndodheshin larg duke punuar nëpër fusha.

Vajza e vogël, 2 vjeçe, qau në praninë e një të huaji, kështu që vëllai, ndoshta 3 vjeç, e përqafoi motrën për t’i krijuar siguri. Ata ishin shumë të mirë, kështu që unë bëra shpejt një fotografi”.

Fotografia është shpërndarë nga shumë persona me tituj të ndryshëm, ku fillimisht u cilësuan si “jetimët e braktisur”, “viktimat e luftës në Siri” dhe së fundi “viktimat e tërmetit në Nepal”.

Fotografi tregon se është përpjekur që të ruaj autorësinë dhe të vërtetën, por nuk ia ka dalë mbanë./Shekulli/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/e-verteta-per-foton-e-viktimave-te-termetit-ne-nepal-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala