E sulmojnë me thikë për 5 euro

Tre persona kanë sulmuar një person madje e kanë kanosur me një thikë ku nënë kërcënimin e saj i kanë marr rreth 15 lira turke (në vlerë prej 5 euro).
Kështu njofton Policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit, ku sipas tyre, personat madje i kanë thënë se nesër duhet tua sjell edhe rreth pesë euro tjera për të mos u sulmuar prapë.
Pas marrjes së deklaratës së viktimës, patrulla policore ka arrit ti sjell në stacion 3 të dyshuarit e lartcekur dhe një dëshmitar të rastit.
Të dyshuarit janë intervistuar në stacion dhe e kanë pranuar veprën e bërë si dhe është dorëzuar edhe thika qe është përdorur ne këtë rast.
Me pas është njoftuar prokuroi publik kujdestar dhe sipas tij të dyshuarit mbahen në qelitë mbajtëse në Stacionin Policor Prizren.
Viktima është me inicialet E. B. Ndërsa sulmuesit janë F. A, B. S dhe T. I.
I dyshuari B.S. ndalet për 24 orë ndërsa të dyshuarit F. A .dhe T. I ndalen 48 orë.