E Premte 13, pesë fakte për “kulmin e tersit”

Autori:Avdyl Pajaziti

Shikoni kalendarin! Sot është ditë e premte, data 13. Një ditë që shumë e konsiderojnë si ters, po ashtu si dhe numrin. Atëherë, bashkimi midis tyre duhet të jetë kulmi i tersit.

Jeni supersticiozë apo jo, ja pesë fakte për E premte 13:

  1. Pse është e frikshme?

Ka gjasa që frika t’i ketë rrënjët në kristianizëm. Jezui u kryqëzua të premten dhe që atëherë kjo ditë është parë si një ogur i keq, sipas Michael Bailey, profesor historie në Iowa State University, i specializuar në origjinën e supersticioneve.

“Në mesjetë nuk bëheshin dasma të premteve dhe askush nuk niste udhëtimin në këtë ditë”, thotë Bailey për USA Today.

Numri 13 është numri i darkuesve në Darkën e Fundit, natën para kryqëzimit të Krishtit. Judë Iskariotim dishepulli që tradhëtoi Krishtin, ishte i ftuari i 13-të, thotë Stuart Vyse, profesor psikologjie në Connecticut College.

  1. Cila është origjina e lidhjes së ditës me numrin?

Origjina e bestytnisë është misterioze. Mbetet e paqartë se kur u lidhën së bashku dita e premte me numrin 13 në mënyrën se si ne i shohim sot, sipas Vyse e Bailey. Nuk ka përmendje të E premte 13 para shekullit të 19-të.

“Vështirë të gjesh njeri në SHBA që nuk di për këtë ditë”, thotë Vyse. “Jemi mësuar me të që në moshë të vogël.

  1. Emri i frikës

Sigurisht që kjo frikë, ashtu si të tjerat, e ka emrin e saj, që vjen nga greqishtja. Quhet paraskevidekatriaphobia.

  1. Bestytni në rënie

Më 2011 në Gjermani u publikua një studim për të parë nëse ka lidhje midis të premtes 13 dhe shtimit të vizitave në spitale. Studiuesit vëzhguan 3281 ditë në një spital, brenda të cilave ishin 15 ditë të premte 13. Nuk u gjet asnjë lidhje.

“Të dhënat tona tregojnë se besime e mite të tilla janë shumë larg realitetit”, konkludon studimi.

  1. E treta më 2015

13 nëntor 2015 është e premtja e tretë e këtij viti që bie më datë 13. Më parë ishte 13 shkurt e 13 mars. Më 2014 kishim vetëm një bashkim të tillë, më 13 qershor. Hera tjetër që do të kemi këtë ditë do të jetë më 13 maj 2016.

Sipas EarthSky.org, meqënëse viti 2015 filloi të enjten, shkurti, marsi e nëntori kanë të dielën si ditë të parë, në një vit me 365 ditë. “Çdo muaj që nis të dielën ka gjithmonë një të premte 13”, sipas sitit.

/javanews

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/e-premte-13-pese-fakte-per-kulmin-e-tersit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala