E paqartë pasurimi i shpejtë i zyrtarëve publikë ! [Video]

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë në Kosovë vazhdon të jetë me shumë të meta dhe të ngre dilema.
Janë ngritur shumë pikëpyetje, e mbi të gjitha për shkak se asnjëherë nuk dihet origjina e saktë e pasurimit të shpejtë të politikanëve e zyrtarëve publikë.
Në këtë aspekt, Prokuroria kurrë nuk ka kryer ndonjë hetim për pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të shtetit.
Për organizatën “Çohu”, AKK-ja më shumë kryen punë administrative me deklarim të pasurisë, sesa që bën mbikëqyrje për zyrtarët që paguhen nga taksa të qytetarëve. KohaVisioni ka pyetur Prokurorinë e Shtetit nëse ka bazë që të hetohen rritjet enorme të pasurisë së zyrtarëve të shtetit, por nuk ka marrë përgjigje për dy ditë rresht për këtë, raporton KTV.
Arsyetimi i zyrtarëve të mediave të Prokurorisë ka qenë ‘se kryeprokurori dhe të tjerët nuk gjenden në Kosovë’.
Lëvizja “FOL” mendon se hetime duhet të ketë edhe për periudhën e para vitit 2000.