E konfirmon Agim Bahtiri: Jam duke biseduar me LDK’në

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se është duke biseduar me udhëheqësit e LDK’së por ende s’ka vendosur nëse do t’i bashkohet kësaj partie.
Bahtiri ka thënë se nuk e di ende nëse do ta lë AKR’në për LDK’në
“Kemi biseduar por vendim s’kemi marrë. Vetëm kemi biseduar”, ka thënë Bahtiri, për Gazetën Express.
“Nuk e di”, është përgjigjur kur është pyetur nëse përfundimisht do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sidoqoftë, ai ka mohuar mundësinë e prishjes së raporteve me AKR’në.
“Me AKR’në s’i kemi prishur”, ka shtuar ai.