E frikshme: Një asteroid është nisur drejt tokës, vjen pasnesër

Autori:Avdyl Pajaziti

Një asteroid do të fluturoj për skaj tokës ditën e fundit të këtij muaji, gjatë festës së Halloween-it, duke përshkuar rreth tokës në një distancë prej 48 mijë kilometrave – që sipas normave astronomike, kjo gjë konsiderohet e frikshme, shkruan “The Guardian.”

Por, shkencëtarët kanë thënë se nuk ka arsye për panik, madje edhe gjatë një feste si Halloween-i, kur rastis të ndodh ky fenomen astronomik, pasi edhe në këtë distancë asteroidi ende do të jetë më larg se Hëna, transmeton Indeksonline.

Sipas shkencëtarëve, nuk ka gjasa që toka në një periudhë kohore të paktën prej 100 viteve të goditet nga një objekt jashtëtokësor.

Asteroidi i quajtur “The Great Pumpkin” dhe “Spooky”, ndërsa i njohur teknikisht si TB145, llogaritet të jetë 20 herë më i madh se asteroidi që e kishte goditur Rusinë, dhe që kishte eksploduar në Chelyabinsk në vitin 2013, duke thyer dritaret dhe duke lëkundur themelet e shtëpive përreth, që për pasojë ishin lënduar mijëra banorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/e-frikshme-nje-asteroid-eshte-nisur-drejt-tokes-vjen-pasneser/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala