“E” e zezë e NEWBORN-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Monumenti NEWBORN duket ndryshe edhe në këtë përvjetor të Pavarësisë.

Ideja e këtij viti ishte që ky monument të ngjyroset nga vet qytetarët, sipas dëshirës së tyre.

Ajo që bie në sy në këtë ngjyrim është shkronja E me ngjyrë të zezë.

Për këtë, deputeti Ismaili ka sqaruar në rrjetin social Facebook.

“E-ja e zezë? Ide e disa artistave me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…”, shkruan Ismaili në një postim në Facebook.

NEWBORN njihet si një nga simbolet e pavarësisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/e-e-zeze-e-newborn-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala