Dyshohet se Bekim Mulolli, i akuzuar për terrorizëm, fshihet në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Besim Mulollit i ka penguar interesimi rreth fatit të vëllait të tij, Bekim Mulolli. “Mos thirrni më kurrë për këtë ‘punë’”, ishte reagimi i tij kur e kuptoi se për çfarë çështje ishte kontaktuar nga gazeta “Koha Ditore”.
Ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë nëse ai dhe familja e tij kishin ndonjë kontakt apo informatë rreth vendndodhjes së Bekimit.
Ky i fundit është i akuzuar për terrorizëm, për shkak të një sulmi bashkë me katër persona të tjerë në vitin 2013 ndaj dy misionareve të kishës katolike, të cilat vinin nga SHBA-ja.
Meqë e kishte pranuar fajësinë, Bekimit i ishte ndërprerë nga gjykata paraburgimi dhe i ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Mirëpo, së fundi ai e ka thyer këtë masë dhe po dyshohet se i është bashkuar grupit terrorit, ISIS, si dhe është vrarë atje. Në anën tjetër, burime të gazetës brenda Prokurorisë thonë se Mulolli është duke u fshehur në Serbi bashkë me gruan dhe djalin e tij

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dyshohet-se-bekim-mulolli-i-akuzuar-per-terrorizem-fshihet-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala