Dyshimet e Kadri Veselit për migrimin

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli nuk e ka përjashtuar mundësinë që mbrapa emigrimit masiv të kosovarëve po qëndron shteti serb.
Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos largohen nga vendi i tyre por të qëndrojnë dhe ta ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.
Këto deklarata Veseli i bëri sot në Tiranë gjatë një konference për shtyp, pas një takimi që pati me homologun shqiptar Ilir Meta. Ndërsa, duke iu referuar takimit dhe bisedës që pati me homologun Meta, Veseli tha se u bisedua për një bashkëpunim të gjithanshëm Shqipëri-Kosovë, veçanërisht për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.Kurse, kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta e siguroi Veselin se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në çdo drejtim sidomos në pjesëmarrjen e saj në nismat rajonale