Dyfishohen rastet e vdekshmërisë së foshnjeve para lindjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Vdekshmëria foshnjore para lindjes në Shqipëri ka pësuar një rritje dramatike në 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Të dhënat shqetësuese vijnë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” dhe drejtuesit nënvizojnë si shkak pakujdesinë e nënave të reja.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të 2015 numri i vdekshmërisë foshnjore para lindjes është rritur krahasuar me një vit më parë.

Shifrat zyrtare vijnë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku rezulton se ka 26 raste të vdekshmërisë foshnjore, 14 më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë./OraNews/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dyfishohen-rastet-e-vdekshmerise-se-foshnjeve-para-lindjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala