Dy zyrtarë qeveritarë të Kosovës pranojnë veprën penale, i kthejnë 400 mijë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Ata ishin të përfshirë në një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale por pas negocimit me prokurorin ata kanë pranuar fajësinë, njofton Klan Kosova.

Kjo i obligon ata që buxhetit të ia kthejnë shifrën e parave të lartpërmendur.

Këtë gjë e ka bërë të ditur koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu, kur para Këshillit Prokurorial ka paraqitur raportin 3 mujor të këtij organi.

Por, ky rast ende nuk ka marr formën përfundimtare pasi që Gjykata nuk ka caktuar seancë për të marrë një epilog përfundimtar.

Në bazë të raportit në këtë rast kriminal janë të përfshirë edhe biznesmenë.

Ndërsa prokurori Shqipdon Fazliu ka kritikuar gjyqësorin për mos caktim të kësaj seance pasi që sipas tij këto vepra penale duhet të trajtohen me prioritet.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-zyrtare-qeveritare-te-kosoves-pranojne-vepren-penale-i-kthejne-400-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala