Dy vëllezër nga Kosova vriten në Siri

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosovarët që kanë shkuar të luftojnë krah terroristëve të ISIS në Siri vazhdojnë të vriten atje në luftime. Pas të riut nga Kodra e Trimave që u vra në fillim të kësaj jave, së fundmi janë vrarë edhe dy vëllezër, thonë burime të Gazetës Express.

Burime të Gazetës Express brenda organeve të zbatimit të ligjit thonë se dy vëllezërit kishin shkuar para disa kohe në Siri për të luftuar krah ISIS’it dhe që të dy janë vrarë në një betejë.

“Tashmë është konfirmuar vrasja e këtyre dy vëllezërve”, tha një burim.

Ndërkohë, Express do të publikojë emrat e dy vëllezërve të vrarë në Siri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-vellezer-nga-kosova-vriten-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala