Dy vëllezër kosovarë dënohe në Norvegji si pjesëtarë të ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Në gjykatën rajonale të Oslos, dy vëllezërit kosovarë me shtetësi norvegjeze Valon Avdyli (28 vjeç) dhe Visar Avdyli (25 vjeç) si dhe një person tjetër me origjinë somaleze Djibril Bashir (30 vjeç) për arsyen se kanë luftuar për ISIS në Siri u dënuan me 4 vjet e 3 muaj burgim.

Sipas mediave norvegjeze, për herë të parë jepet një vendim historik nga gjykata rajonale e Oslos e cila ka dhënë dënim në bazë të dispozitave të dëshmive me bazë të fortë.

Gjithashtu në lajm theksohet se të pandehurit i kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar se do të apelojnë çështjen në një shkallë më të lartë të gjyqësorit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-vellezer-kosovare-denohe-ne-norvegji-si-pjesetare-te-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala