Dy të vdekur nga aksidenti në Dollc të Klinës [Foto]

Zëdhënësi policor i Rajonit të Pejës, Xhevat Ibraj, ka konfirmuar për Indeksonline se në aksidentin e tmerrshëm në Dollc të Klinës kanë mbetur të vdekur dy persona, derisa njëri vazhdon të luftoi për jetë në Spitalin e Pejës.
“Katër persona të lënduar janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Pejës, ku dy prej tyre kanë arritur pa shenja jete, kurse një tjetër është në rrezik për jetë dhe i katërti është në gjendje më stabile shëndetësore”, ka thënë Ibra për Indeksonline.