Dy të vdekur në aksidentet

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy persona kanë vdekur si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura, njëri në fshatin Dolc të Klinës dhe tjetri në fshatin Veriq të Istogut

Ky i fundit kishte bërë aksident ditë më parë dhe ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve.

Kurse, deri te aksidenti në fshatin Dolc ka ardhur kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mbrojtësit e rrugës. Si pasojë e aksidentit një mashkull ka ndërruar jetë, ndërsa vozitësi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë iu lirohet familjarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-te-vdekur-ne-aksidentet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala