Dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë në tri aksidente trafiku në Pejë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një vajzë 9-vjeçare dhe një i ri 24-vjeçar kanë mbetur të vdekur, ndërsa një çiklist 47-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, në tri aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm në rajonin e Pejës.

Vogëlushja E.D. ka humbur jetën dje rreth orës 16 në fshatin Nabergjan, kur e ka shkelur furgoni që ka qenë duke bërë transport të fëmijëve nga shkolla e Nabergjanit për në drejtim të shtëpive të nxënësve.

Sipas njoftimit të policisë, vozitësi i furgonit, J.B.35-vjeç, ka ndaluar për të zbritur një fëmijë, ndërsa kur ka nisur ka harruar derën e pasme hapur. Në atë çast nga dera është rrëzuar 9-vjeçarja dhe ka përfunduar nën rrotën e pasme të furgonit, ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit me vonesë e ka diktuar rastin, ku nuk është ndal në vendin e ngjarjes por ka dërguar nxënësit tjerë nëpër shtëpitë e tyre dhe me pas është kthye dhe vendos prapë kombin ne vendin e ngjarjes. Ai është larguar nga aty për në shtëpinë e tij meqë e kishte afër, sipas tij për shkaqe sigurie, njoftoi policia.

Trupi i viktimës me ndihmën e qytetarëve të rastit është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër te Prokurorit viktima u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit pa autopsi ndërsa te dyshuarit i është lëshuar urdhri i ndalimit Policor.

Pak orë më parë, rreth orës 13, në rr.” Beteja e Loxhës” ka ndodhë aksidenti tjetër me lëndime të rënda trupore. Ne ketë aksident ishte e involvuar një veturë dhe një biciklistë. Veturën e tipit ‘Citroen C2’ e ka drejtuar shtetasja U.Sh, e cila e ka përplasur vozitësin e biçikletës SH.B. 47-vjeçar, i cili papritmas i ka dalë përpara. Ai është përplasur për asfalti dhe ka pësuar lëndime te rënda trupore. Të njëjtin e dërgojnë për në Spitalin regjional në Pejë,dhe më pas në QKU Prishtine.

Ndërkaq, sot rreth orës 6 të mëngjesit, në fshatin Novosellë, ka ndodhur edhe një aksident trafiku me fatalitet dhe dëme të mëdha materiale.

Njësiti i hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe me të arritur kanë vërejtur se ne aksident trafiku ishte i përfshire vetëm një automjet i tipit ‘Opel Corsa’, me ngjyrë të kuqe me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga viktima B.G. 24-vjeçar, shtetas i Shqipërisë .

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se deri të aksidenti kishte ardhur përderisa drejtuesi i veturës, tani viktima, ishte duke qarkulluar në rrugën Novosellë-Dubovë dhe me të arritur në fshatin Novosellë afër lagjes ‘Zekaj’, nga mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të rrugës ka humbur kontrollin në drejtimin e mjetit,ka kaluar jashtë rruge në krahun e djathtë, duke i goditur fillimisht dyert e një shtëpie dhe me pasë ka kaluar në krahun e majtë dhe prapë e ka goditur një mur të betonit, me ç’rast ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-te-vdekur-dhe-nje-i-lenduar-rende-ne-tri-aksidente-trafiku-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala