Dy të lënduar rëndë nga aksidenti ndërmjet veturës dhe trenit

Autori:Gazeta Fjala

Në mesditën e djeshme në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përshirë një tren transportues dhe një veturë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se lëndime trupore të rënda kanë pësuar dy persona, transmeton Koha.net.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një tren transportues të cilin e drejtonte një mashkull (shqiptar) dhe një veturë Golf me targa vendore që drejtohej nga një mashkull (shqiptar). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i veturës dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-te-lenduar-rende-nga-aksidenti-ndermjet-vetures-dhe-trenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala