Dy të lënduar nga zjarri në një shtëpi në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Rreth orës 03:30 të mëngjesit, raportohet se është përfshirë nga zjarri kati i dytë dhe i tret i një shtëpie, pronë e viktimës mashkull shqiptar.

Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar viktima dy meshkuj të cilët ishin duke banuar në shtëpinë e lartcekur, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell koha.net. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë ngarkesa e madhe e pajisjeve elektrike.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e demit të shkaktuar nuk dihet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-te-lenduar-nga-zjarri-ne-nje-shtepi-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala