Dy të dyshuar në arrati për vrasjen në “Albi Mall”

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orën 01:25 minuta ka marrë informacionin se në lagjen Veterniku respektivisht në qendrën komerciale Albi Mall në Prishtinë, ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë, ndërsa si pasojë roja e objektit është vrarë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje dhe viktima N. Ramadani, mashkull, 44 vjeç, shtetas Kosovar, ( roje sigurie në qendrën komerciale) duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

 

“Mbështetur në rezultatet e para të punës policore, hetuesit rajonal kanë ngritur versionin e hetimit se dy të dyshuar të maskuar dhe së paku njëri nga ta i armatosur ishin futur brenda në qendrën komerciale Albi Mall me qëllim të vjedhjes së një kasaforte. Ndërkohë që roja e sigurisë (viktima) i kishte vërejtur të dyshuarit brenda objektit kishte bërë përpjekje për t’i ndaluar ata, me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka shkrepur armën në drejtim të tij, ku për pasojë i ka shkaktuar vdekjen”, bëhet e ditur në komunikatë.

 

Policia thuhet se po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-te-dyshuar-ne-arrati-per-vrasjen-ne-albi-mall/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala