Dy të arrestuar për fajde në Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës në vazhdën e hetimeve të kryera disamujore nga hetuesit kompetentë në rajonin e Mitrovicës, e që ndërlidhen me luftimin e fenomenit të fajdeve, ka intervistuar dhe më pas ka arrestuar dy të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me veprën penale “fajde”. Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

G. G. lindur me 1966 dhe B. Z. lindur me 1979. Dyshimet rëndojnë mbi personin G. G. për dhënien e të hollave me fajde dhe në pamundësi të kthimit të të hollave me kohë, viktimës ia ka marrë 25000 euro dhe një parcelë prej 129 m².

Ndërsa sa i përket personit B. Z. në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë marrë një banesë prej 120 m² nga viktima për një vlerë të vogël të parave që ua kishte borxh.

Pas konsultimeve të nevojshme me prokurorin kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-te-arrestuar-per-fajde-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala