Dy shtete një treg

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Shkelqim Cani kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Prizren. Ky takim është mbajtur për të diskutuar lidhur me marrëveshjet e arritura ndërmjet të Qeverive shqiptare në mars të këtij viti.

Gjatë takimit u tha se Grupet Punuese të të dyja vendeve kanë prezantuar të arriturat në fushën e Doganave dhe të Aministratave Tatimore. Derisa objektivë kryesore për të dy Ministritë mbetet unifikimi tregjeve shqiptare dhe lehtësimet në kufirin e dy shteteve.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se qëllimi i këtij takimi është të diskutohen të arriturat deri tash në mënyrë që në muajt e ardhshëm të unifikohen tregjet tona.

“Tash e sa muaj Grupi punës ka punuar për të quar përpara… ato që jemi marr vesh në takimin e përbashkët të dy Qeverive. Besojmë që kemi bërë progres të mirë, ka plotë çështje të cilat kanë marr rrugë dhe kanë filluar të implemtohen. Normalisht ka edhe të tjera që duhet të punojmë bashkë. Qëllimi i këtij takimi është… ne në tavolinë të diskutojmë së bashku se ku kemi arrit deri tash, çfarë duhet të bëjmë në muajt të ardhshëm në mënyrë që t’i unifikojmë regjet tona”, tha Hoti.

Ministri Hoti beson se do të identifikohen barrierat që i kanë ndarë këto regje shqiptare deri më tani. Ai pret nga grupet punuese që të identifikohen këto barriera dhe me një plan kohor të tejkalohen.

“Roli i Ministrisë së Financave në të dy anët e kufirit është kyç për të siguruar unifikimin e tregjeve, sepse është promotor edhe i fushave të tjera. Besoj që kemi arritur të identifikojmë plotë barriera që i kanë ndarë tregjet deri më tani. Disa prej tyre veç kanë filluar të marrin rrugë disa, të tjerat besoj se duhet të dakordohemi për një plan kohor se si t’i tejkalojmë ato. Po besoj se konkluzionet prej këtij takimi do të jetë një planë pune tjetër prej atij që kemi pasur në tre muajt e fundit. Dhe pastaj Grupet punuese tona do na ofrojnë hapat konkret që duhet të ndërmarrim ne në të dy anët e kufirit, të dy ministrit për të unifikuar përfundimisht ekonomitë tonë dhe për të krijuar atë si energjinë e nevojshme që kemi nevojë si dy shtete”. tha Hoti.

Ndërsa, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se ka pasur këmbime midis dy Grupeve Punues dhe ka pasur përpjekjeje të realizimit të objektivave të cilat kanë dalë nga takimi i dy kryeministrave në mars.

“Ashtu siç tha ministri, kemi patur shkëmbime midis dy grupeve të punës në përpjekje te realizmit të plotë të atyre objektivave që ne i vumë Grupeve punuese në mars. Në disa drejtime ose në shumicën tyre, ne kemi arrit të përmbyllim me sukses ato objektiva që kishim. Ajo që më duhet… ne duhet të flasim më hapur… më ftohtë lidhur më këtë çështje, që vet kësaj pjese të punës të lavdërueshme e cila në pjesën më të madhe të vet ashtu si kanë qenë objektivat kanë qenë tek letra”, tha Cani.

Sipas tij, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës presin që nga taksat e tyre të përfitojnë edhe nga puna e përbashkët e dy Ministrive. “Në fakt publiku shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri pret çështje konkrete që ai që paguan taksën të marrë edhe përfitimin nga puna e përbashkët e dy ministrive. Këtu ndoshta nuk I kishte ardhur plotësisht koha, o edhe ne nuk e paskemi bërë kujdesin e duhur në mënyrë që gjithkush të marr përfitimet e veta…, sepse ne të gjitha ato objketiva të cilat i vendosëm i kemi realizuar si në Dogana ashtu edhe në tatime. Por, gjithnjë na ngelet ndonjë gjë e vogël në mënyrë që të arrihet atje ku duhet me atë detyrën tonë”, tha ministri Cani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-shtete-nje-treg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala