Dy shqiptarë shesin shtëpinë e serbit, por nuk ia japin paratë

Autori:Gazeta Fjala

Një serb është ankuar në Polici se dy shqiptarë e kanë mashtruar keq. Ata ia kishin shitur shtëpinë e tij një të treti, por nuk ia kishin dhënë të hollat.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, përkatësisht në fshatin Gojbulë.

“Ankuesi mashkull serb ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj shqiptarë e kanë mashtruar pasi që të njëjtit ia kishin shitur shtëpinë dhe nuk ia kishin dhënë të hollat. Sipas ankuesit, ai vetë iu kishte dhënë dokumentacionin e shtëpisë me qellim që të dyshuarit t’i gjenin një blerës për shtëpinë”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-shqiptare-shesin-shtepine-e-serbit-por-nuk-ia-japin-parate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala