Dy punëtorë mbyten në tunel

Autori:Zekirja Shabani

Dy punëtorë të një kompanie ndërtimi nga Bori janë gjetur të vdekur të martën në një tunel që është duke u ndërtuar për nevojat e sistemit rajonal të furnizimit me ujë në Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Trupat e pajetë të dy punëtorëve janë larguar nga tuneli pak para mesditës, transmeton Gazeta Fjala.

Zeljko Bojiç, zyrtarë i Policisë së Kosovës u tha gazetarëve që janë gjetur të vdekur I.V dhe K.S të dy nga Bori dhe nuk kanë pasur shenja të dhunës, megjithatë trupat e pajetë do të dërgohet për autopsi.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, ndërsa zhdukja e tyre ishte lajëmruar mbrëëmë rreth orës 21 në polici nga kolegët e tyre.

Ndërtimi i tunelit ka filluar më shumë se një vit më parë dhe deri tani është gërmuar një gjatësi prej mbi 270 metra, raporton Gazeta Fjala.

Mësohet se punëtorët të cilët kanë humbur jetën aty kanë qenë të angazhuaar në laargimin e ujit nga tuneli./kontaktplus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-punetore-mbyten-ne-tunel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala