Dy persona të vdekur në një aksident në Pejë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Kotradiq të Pejës, me pasojë vdekjen e dy personave.
Policia Rajonale e Pejës, sot përmes një komunikate ka bërë të ditur se dje rreth orës 13:20 në rrugën Pejë – Baran, në fshatin Kotradiq ka ndodhur një aksident trafiku, kur një veturë e tipit “Golf” e drejtuar nga një femër 26 vjeçare ka dalë nga rruga dhe ka aqëlluar një dru arre

“Nga të dhënat e hetuesve mësohet se deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa e dyshuara ( M.H.-H.) ishte duke qarkulluar me mjetin ‘ Golf ’ në aksin rrugor Pejë – Baran, gjatë qarkullimit në atë rrugë kur kishte arritur në fshatin Kotradiq, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, kishte humbë kontrollin mbi automjet ka dale nga rruga në anë të djathtë,me ç’rast përplaset për një dru arre. Përpos dëmeve materiale shkaktohen edhe lëndime trupore dhe që të katër personat që ishin në automjet dërgohen në emergjencën e Spitalit rajonal Pejë për dhënien e ndihmës mjekësore”.

“Si pasojë e këtij aksidenti në emergjencën e spitalit sipas konstatimit mjekësor pa shenja jete ka arritur pasagjeri F.Hysenaj (1933) dhe pasagjeri tjetër S.Hysenaj(1938) nga fshati Kotradiq komuna Pejë, ka ndërruar jetë në spital në repartin ortopedik Pejë diku rreth orës 18:30,vdekjen e të cilëve e kanë kaonstatuar ekipi mjekësor kujdestar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, bëhet e ditur se lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara ngasësja e mjetit, si dhe pasagjerja tjetër T.Hysenaj (1948), nga fshati Kotradiq, për të cilat mjekët kanë udhëzuar që të njëjtat të ndalohen në ketë spital për shërim të mëtutjeshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-persona-te-vdekur-ne-nje-aksident-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala