Dy marrëveshje për bashkëpunim financiar

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka bërë te ditur se sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të dy marrëveshjeve për bashkëpunim financiar 2014 ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Marrëveshjet do të nënshkruhen nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ministri Avdullah Hoti dhe ambasadorja Angelika Viets, do të mbajnë Konferencë për Media në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjeve.

Ceremonia dhe Konferenca për Media do të mbahen në ora 15:00, në Ministrinë e Financave – Ndërtesa e  Qeverisë së Republikës së Kosovës, kati 11- salla e konferencave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-marreveshje-per-bashkepunim-financiar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala