Dy marrëveshje për ambientin në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nënshkroi dy marrëveshje bashkëpunimi, një me Qendrën Rajonale për Mjedis për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), përfaqësuar nga Drejtori i Zyrës në Kosovë , Agron Bektashi dhe GIZ i përfaqësuar nga Kai Hofmann, njofton kumtesa e komunale.

“Këto janë dy marrëveshje shumë të rëndësishme, njëra është me GIZ – in gjerman me të cilin ne do të bashkëpunojmë në disa fusha p.sh në menaxhimin e mbeturinave duke paraparë edhe një pilot projekt dhe me këtë bëhemi partnerë strategjik për zgjedhjen e njërit prej problemeve më të mëdha që i ka Prishtina.

Po ashtu, me marrëveshjen e dytë me REC dhe GIZ kemi nënshkruar marrëveshjen për hartimin e planit të veprimit në ambient. Ne jemi Komuna e 21 – të në Kosovë që tashmë do ta ketë planin e veprimit, mirëpo kemi qenë për disa vite me radhë kryeqyteti i vetëm i cili nuk ka një plan të tillë të veprimit në ambient. Në bashkëpunim me këto dy organizata do ta hartojmë planin që do të parasheh të gjitha masat që duhet ndërmarrë.

Një pjesë të këtyre masave tashmë e kemi ndërmarrë, por tani do t’i kemi edhe në formë të shkruar dhe do ta kemi si strategji”, tha kryetari Ahmeti.

Përmes marrëveshjeve të nënshkruara sot do të bëhen zgjidhje të përbashkëta në mbrojtje të mjedisit, ruajte të natyrës dhe zhvillim të përbashkët të infrastrukturës, me theks të veçantë për të krijuar kushte më të mira të jetës për qytetarë dhe mbrojtje të mjedisit në Komunën e Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-marreveshje-per-ambientin-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala