Dy kosovarë u infektuan sivjet me HIV/AIDS

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy raste të reja me HIV/AIDS janë paraqitur gjatë këtij viti, një numër ky shumë i vogël në raport me vendet e regjionit. Derisa, prej vitit 1986, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, në Kosovë janë regjistruar 100 raste me HIV/AIDS

Prej vitit 1986, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot në Kosovë janë regjistruar 100 raste me HIV/AIDS. Nga këta të infektuar, 54 raste ishin me AIDS dhe 46 me HIV infeksion, prej të cilave 41 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e AIDS-it.

Në aspektin gjinor, 69 për qind i takojnë gjinisë mashkullore, ndërsa 31 për qind janë femra. Gjatë vitit 2015, janë regjistruar 2 raste të reja me HIV/AIDS, që krahasuar me vendet e rajonit është numër shumë i vogël.

Këto të dhëna u bënë publike në një konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër HIV/AIDS, ku u tha se edukimi shëndetësor, zhvillimi i kapaciteteve diagnostike dhe përdorimi i terapisë antiretrovirale, kanë bërë që mundësitë për të luftuar me epideminë e HIV/AIDS-it, të rriten derisa ndaj të prekurve me këtë virus të hiqen paragjykimet..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-kosovare-u-infektuan-sivjet-me-hivaids/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala