Dy fenomene të çuditshme do të ndodhin në tokë

Autori:Gazeta Fjala

Disa njerëz këtë fenomen e kanë parë si shenja e fundit të botës.

Ja vlen të qëndroni zgjuar natën e 28 shtatorit, derisa dy fenomene interesante pritet të ndodhin me hënën. Kështu, ndoshta mund t’i merrni leje shefit tuaj për pushim atë ditë.

Në orët e hershme të mëngjesit të 28 shtatorit, që i bie e diel mbrëma/mëngjes i së hënës, do të jetë nata më e ndritshme dhe më e errët në të njëjtën kohë.

Fenomenet që pritet të ndodhin quhen Superhëna dhe Hëna e Kuqe. Në orën dy të mëngjesit, hëna do të jetë më afër tokës se zakonisht dhe do të duket krejtësisht e bardhë. Në orën tre, hëna do të eklipsohet gjersa toka do të gjendet mes saj dhe diellit, gjë që do ta bëjë hënën ngjyrë krejt të kuqërremtë, transmeton Koha.net. Hëna normale do të mund të shihet vetëm në orën 4:30 të mëngjesit.

Por… në Librin e Zbulesës kjo ngjarje parashikon fundin e botës. Në librin e Joelit, ai paralajmëron që “dielli do të bëhet i errët dhe hëna e kuqërremtë para ditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit”.

Ndoshta s’do të keni nevojë t’i jepni fare llogari shefit tuaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dy-fenomene-te-cuditshme-do-te-ndodhin-ne-toke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala