Dy fëmijët e rënë në pusetë u mbyten se nuk ditën not

Dy fëmijë të moshave 9 përkatësisht 11 vjeçare kanë humbur jetën mbrëmjen e së martës, pasi që ranë në një pusetë të mbushur me ujë në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit,Hazir Berisha tregoi për Klan Kosovën sesi ndodhi ngjarja tragjike.
” Katër të mitur kishin shkuar për t’u larë në pusetën afër fabrikës së tullave në fshatin Serbicë,pasi që dy nga ta nuk kanë ditur not, për pasojë e kanë humbur jetën” tha ai.
Trupat e pajetë të fëmijëve u nxorrën rreth orës 22 të së martës me ndihmën e njësiteve policore, zjarrfikësve ,ekipit të emergjencës dhe fshatarëve.
Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë i janë dorëzuar familjarëve,/ Klan Kosova.