Durmishi, tenderë milionësh kompanisë ku punoi vetë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania “Sopi”, në të cilën gjatë vitit 2009 dhe 2010 ka punuar drejtori aktual i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, para pak ditësh është shpërblyer me tender milionësh pikërisht nga dikasteri të cilin e drejton vetë Durmishi.

“Sopi” në konsorcium me kompaninë “Teknika Projekt” në dy javët e fundit fituan tre tenderë në vlerë prej rreth 1 milion eurove nga Drejtoria e Infrastrukturës.

Pronarët e dy kompanive, Naim e Qazim Sopi, janë vëllezër. Në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës me kryeqytetin vëllezërit Sopi nuk arritën të marrin asnjë tender.

Zyra e Prokurimit Komunal për një tender ka nënshkruar kontratë më 22 qershor me dy kompani për tenderin “Ndërtimi i rrugës Barilevë-Breznicë”, ndërsa këto kompani më 24 qershor janë shpallur fitues edhe të dy tenderëve, njërit për ndërtimin e rrugës Matiçan-Butovc-Kolovicë dhe tjetrit ndërtimi i rrugës Sharban –Koliq. Tri kontratat peshojnë fiks 933.139 euro./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/durmishi-tendere-milionesh-kompanise-ku-punoi-vete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala