Duhanpirja paralizon trurin

Autori:Avdyl Pajaziti

Mes efekteve të shumta negative të konsumit të duhanit, është shtuar edhe një efekt tjetër i padëshiruar, i cili lidhet me pjesën e jashtme të asaj që cilësohet si materia gri e trurit, e cila edhe kur ndalon së konsumuari duhan, duhet të kalojnë disa vite për të marrë veten.
Pra, e thënë ndryshe, duhani paralizon për një kohë të konsiderueshme një pjesë të trurit. Ky ka qenë përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”, i zhvilluar mbi 500 persona, për më shumë se 50 vite. Mes pjesëmarrësve kanë qenë 36 duhanpirës, 233 ish konsumatorë të duhanit dhe pjesa tjetër ishin persona që nuk kishin konsumuar kurrë duhanin në jetën e tyre.
Të gjithë i janë nënshtruar rezonancave në tru dhe matjes së nivelit të inteligjencës në periudha të caktuara. “Analizat kanë treguar se përdoruesit e duhanit kanë një “lëvore” të trurit më të hollë se ata që nuk kanë konsumuar kurrë duhan.

Të gjithë ata që e kanë lënë duhanin, bëhet fjalë për ata persona që kanë qenë konsumues të një pakete në ditë për 30 vite, iu është dashur të paktën 35 vite për të rregulluar diferencat e fituara nga ndryshimet në tru”,- thuhet në studim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/duhanpirja-paralizon-trurin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala