Duhanpirësit që ushtrojnë jetojnë më gjatë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-duhanpirësit, të cilët ushtrojnë të paktën 15 minuta në ditë, më rrallë i kthehen shprehisë së vjetër, ndërsa jetëgjatësia e pritur është zgjatur mesatarisht për 5,6 vjet, ka zbuluar studimi.

Përveç që do të jeni në formë të mirë, me ushtrime do ta largoni edhe një shprehi të rrezikshme – duhanin, pohojnë ekspertët.

Duhanpirësit të cilët çdo ditë ushtrojnë të paktën 15 minuta për 55 për qind janë më të prirë për ta ndërprerë duhanin se ata që nuk ushtrojnë, ka zbuluar studimi i përbashkët 12-vjeçar i Institutit kombëtar britanik për hulumtime dhe spitalit universitar në Tajvan, i kryer në 434.190 njerëz.

Tek ata që kanë lënë duhanin, ndërsa ushtrojnë rregullisht, probabiliteti për t’iu kthyer shprehisë së vjetër është më i vogël për 43 për qind në krahasim me ata që nuk ushtrojnë, transmeton Daily Mail.

Jetëgjatësia e pritur e tyre është rritur për 5,6 vjet, ndërsa rreziku nga vdekja është reduktuar për gati 43 për qind në krahasim me duhanpirësit fizikisht joaktivë, përcjell Koha.net. Madje edhe kur nuk e kanë ndalur cigaren, por kanë vazhduar të ushtrojnë, jetëgjatësia e tyre e pritshme është zgjatur për 3,7 vjet, ka vërtetuar hulumtimi.

“Mesazhi ynë është që të ndërprisni duhanin dhe të ushtroni, më së miri do të ishte të dyja. Dëshirojmë që duhanpirësit të ushtrojnë sa më shumë, por për fillim janë të mjaftueshme edhe 15 minuta”, pohon udhëheqësi i hulumtimit, profesor Chi Pang Wen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/duhanpiresit-qe-ushtrojne-jetojne-me-gjate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala