Droni i ri i NASA-s, avion dhe helikopter (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

NASA ka ndërtuar një dron të pashoq. Bëhet fjalë për një hibrid elektrik mes helikopterit dhe avionit. Ky dron, ngjitet në lartësi si një helikopter, ndërsa fluturon porsi avion.

I quajtur GL-10, droni është i pajisur me tetë motorë në krahët e tij, të cilët mund të lëvizin orientimin e tyre. Kjo bën të mundur që droni të “sillet” edhe si helikopter, edhe si avion.

Ai është provuar sot në Virxhinia dhe provat rezultuan të suksesshme. Droni s’ka nevojë për pistë për t’u ngritur, pasi ka vetinë e ngjitjes së helikopterit, që ngjitet në vend. Nga ana tjetër, droni transformohet në avion për të tejkaluar shpejtësinë e helikopterit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/droni-i-ri-i-nasa-s-avion-dhe-helikopter-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala