Droni i afrohet Obamas, alarmohet Shërbimi Sekret

Autori:Gazeta Fjala

Sipas raportimeve, një avion pa pilot ka shkaktuar alarm mes Shërbimit Sekret kur u pa duke fluturuar shumë afër Presidentit amerikan Barack Obama gjatë një raundi të golfit.

Në raportin e Administratës federale amerikane të Aviacionit thuhet se incidenti ndodhi në Klubin Nacional të Golfit Floridian në Palm City, ku presidenti ishte duke kaluar kohë të lirë me anëtarët e rrethit të afërt.

Nuk është e qartë se sa afër droni fluturoi, ose se a ishte qëllimisht duke operuar afër presidentit.

Rastet të ngjashme kanë ndodhur muajt e fundit. Mjetet fluturuese pa pilot janë përplasur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë në dy incidente të ndara vitin e kaluar. Ky rast ishte i treti i fluturimit të dronit shumë afër presidentit amerikan.

Shërbimi Sekret nuk ka komentuar incidenti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/droni-i-afrohet-obamas-alarmohet-sherbimi-sekret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala